Protestës për Zvërnecin i vjen fundi pas dy orësh/ Qytetarët njoftojnë vijimin e revoltës, sërish tubim në bulevardin "Dëshmorët e Kombit"

Qytetarët që kundërshtojnë ndërtimet në zonën e Zvërnecit kanë bërë të ditur se do të vijojnë protestat edhe në ditët në vijim.

Nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, pjesëmarrësit kanë njoftuar një tubim të ri për të martën në orën 18:00, i cili do të zhvillohet para Kryeministrisë.

Ata kanë përcjellë mesazhin “Nesër më shumë”, duke lënë të kuptohet se pjesëmarrja pritet të rritet.

Protestat lidhen me kundërshtimin ndaj projekteve të ndërtimit në zonën e Zvërnecit, ndërsa qytetarët kërkojnë vëmendje më të madhe për shqetësimet e tyre dhe mbrojtjen e zonës.