Aksident me vd*kje në Rrugën e Arbrit

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar në Rrugën e Arbrit, në fshatin Plan i Bardhë, pranë tunelit të Qafës së Buallit.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një person.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rastit.