“ZVËRNECI”/ Fijet e tjetërsimit që lidhin biznesmenin Redi Struga! SPAK kontroll dhe sekuestro, kompania e tij shiti aksionet te investitorët

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar këtë të hënë një operacion me qëllim sigurimin e provës në lidhje me një hetim të nisur pak ditë më parë që ka të bëjë me tjetërsimin e pronave në zonën e Zvërnecit të Vlorës.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme, agjentët janë planizuar me detyra në Tiranë dhe Vlorë ku subjekt kontrolli kanë qenë të paktën 10 persona përfshirë këtu edhe subjekte të ndryshme tregtare.

“Ora News” mëson se BKH ka kontrolluar biznesmenin Redi Struka, inxhinier dhe administrator i kompanisë projektuese “InfraKonsult” sh.p.k.

Kompania e këtij të fundit në vitin 2025 ka shitur kuotat e shoqërisë tek dy vëllezërit nga Katari, Mohamadmoataz dhe Ramez Mhd Ruslan Alkhayyat.

“ZVËRNECI”/ Fijet e tjetërsimit që lidhin biznesmenin
Redi Struga

Kompania e Strugës i ka blerë pronat nga zotërues të tjerë. Emri i Struges lidhet me disa tendera të dyshimtë te fituara prej tij falë lidhjeve të ngushta.

Kompania “InfraKonsult” sh.p.k. e Redi Strugës është kompania projektuese dhe mbikëqyrëse e punimeve në segmentin rrugor Librazhd-Prrenjas, i cili u shemb në muajin shkurt të 2026, duke bllokuar qarkullimin dhe izoluar tërësisht Juglindjen e vendit e duke shkaktuar një dëm shumë të madh ekonomik.

Për procedimin e tjetërsimit të pronave në Zvërnec, SPAK ka ushtruar kontroll edhe tek zyra e avokatit Enkes Hysendhima, ku mësohet se janë sekuestruar disa dokumente dhe kompjuterë.

Enkes Hysendhima, është nipi i Pëllumb Petritit, të cilit gjithashtu i është ushtruar kontroll në banesën e tij në Vlorë.

BKH, po ashtu, ka ushtruar kontroll edhe tek Leonard Bishaj, një figurë që flitet si lidhje e ngushtë e biznesmenit, Artur Shehu.