Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (01 - 02 Qershor 2026)
Ndiqni parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Europa Veriore, ishujt Britanikë dhe rajoni i Alpeve do të kenë mot të paqëndrueshëm me reshje shiu, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit do të dominohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë si pasojë e masave ajrore afrikane.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, dita do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe relativisht i nxehtë.
Temperaturat do të luhaten nga 11°C deri në 34°C, ndërsa era do të fryjë deri në 30 km/h, duke krijuar dallgëzim 1 ballë.
Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Britania e Madhe dhe vendet Skandinave do të mbeten me mot të paqëndrueshëm, ndërsa Europa Qendrore dhe brigjet e Detit të Zi do të kenë vranësira. Ndërkohë, Gadishulli Iberik dhe pjesa më e madhe e Ballkanit do të vijojnë me mot të kthjellët dhe temperatura të larta.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë kryesisht me diell dhe e ngrohtë, ndërsa pasditja do të sjellë kalime vranësirash në zona të veçanta të veriut. Temperaturat do të variojnë nga 12°C deri në 33°C, ndërsa era do të fryjë deri në 35 km/h, duke gjeneruar dallgëzim 2 ballë.
