NDËRHYRJET NË BREGDETIN E JUGUT/ Strazimiri: Problemet shtrihen nga Ksamil në Zvërnec, jo vetëm një rast i izoluar
Në një lidhje direkte për Ora News, ka folur deputeti i PD-së Gent Strazimiri, i cili është ndalur te debati për investimet e huaja në bregdetin shqiptar dhe reagimet për projektin në Zvërnec.
Ai ka komentuar qëndrimet publike mbi këtë çështje, duke thënë se debati nuk lidhet vetëm me një investitor apo një rast të veçantë, por me një krahasim më të gjerë të investimeve të huaja gjatë viteve të ndryshme të qeverisjes në vend.
“...të orientosh tek një investitor sikur gjithçka ka ndodhur dje në Zvërnec nuk është e saktë. Këto procese janë të vjetra dhe duhen parë në tërësi…”-tha Strazimiri.
Ai shtoi se, sipas tij, situata në bregdet nuk kufizohet vetëm te Zvërneci, por shtrihet edhe në zona të tjera të jugut të vendit, ku përmendi Ksamilin si shembull.
“...ajo që ka ndodhur në Ksamil nuk është e re. Ka kohë që ka prekur bregdetin dhe edhe trashëgiminë historike të zonës…”-u shpreh ai.
Sipas tij, shqetësimet për investimet dhe projektet në bregdet janë trajtuar në mënyrë të pjesshme, ndërsa kërkon më shumë transparencë dhe një vështrim më të gjerë mbi zhvillimet në zonat turistike të vendit.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS:

