"Ambulancat rrezikojnë jetët e qytetarëve", deputeti Korreshi me të tjera dëshmi për spitalin e Lushnjes

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka sjellë sërish dëshmi të asaj se çka ndodh në spitalin e Lushnjës.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Korreshi thekson se ambulancat janë jashtë çdo standardi dhe pa kolaudim.

“Mender Flota e Ambulancave të Spitalit Lushnje. Jashtë çdo standardi, pa kontroll teknik (kolaudim) dhe pa shërbime duke rrezikuar jetë e qytetarëve! 

Pagesa për orët shtesë shqetësim për shoferat që duhet ti përshëndes për punën e palodhur me mjete mizerabel! 

Alooo 127 dhe të përgjigjet Tirana edhe pse ti urgjencën e ke në Lushnje!!”, shkruan Korreshi.