TRE EFEKTIVË NË GRUPIN E DROGËS/ SPAK dërgon në gjykim dosjen: Ndihmuan trafikun e kanabisit
Tre efektivë të policisë janë dërguar për gjykim në GJKKO me akuzën e ndihmës së një grupi të trafikut të drogës. Sipas spak ata kishin rol që nga dhënia e informacioneve për operacionet e bluve dhe këshillimi për të shmangur zbulimin e lëvizjes së drogës.
Spak ka njoftuar këtë të premte përfundimin e hetimeve dhe ka zbritur dosjën ne gjykatë ndaj 3 ish punonjesve te policise të përrfshire në grupin kriminal të Kristo Qiricit dhe Eldjan Allushit që konsiderohen krerët e grupit qe merrëshin me trafik.
Spak thote se gjatë viteve 2019-2021, ata organziuan dhe kordinuan trafikimin e lëndëve narkotike nga shqiperia drejt greqise. Nga tërësia e provave të administruara rezulton se ish policet Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruska dhe Ervis Alisinaj, në vazhdimësi, gjatë vitit 2020, kanë kryer veprime dhe mosveprime që kanë cenuar rëndë funksionimin e rregullt të strukturave policore, duke mos ndërmarrë masa për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve apo veprime të tjera të kundraligjshme.
Në dosje është dokumentuar rasti i 7 marsit 2020 ku përmes pikës së kalimit kufitar në Qafë Botë, u tentua të kalonte 1144.9 kg cannabis sativa e papërpunuar, 4 kg cannabis të përpunuar (çokollatë) dhe 916 gram vaj kanabisi, me vlerë rreth 1.700.000 euro. Kjo sasi u është sekuestruar dy shtetasve italianë të dënuar në Greqi. Në tetor të atij viti në gjjirokastër u sekuestruan 1360 bimë narkotike me peshe 1280 kg
Kur anëtarë të grupit arrestoheshin, anëtarët e tjerë i mbështesnin ekonomikisht por dhe për mbrojtjen në proceset gjyqësore. Po ashtu dhe efektivët kishin rolin e tyre. Erdit Hazizaj, efektiv në Forcën e Posaçme Operacionale, akuzohet se i ndihmonte me këshilla dhe informacione të vazhdueshme për zhvillimin e aktivitetit të kundraligjshëm.
Ndërkaq Shkëlzen Ruska, specialistit Policinë Gjirokastër dyshohet se ka ndihmuar drejtuesin e grupit të strukturuar kriminal duke ofruar informacione dhe garanci për aktivitetin e kundraligjshëm.
