FOTO/ Pl*gosi Juxhin Hamajezin për borxhin 30 mijë euro, ja kush është Klodian Kallo

Mediat kane siguruar foton e Klodian Kallos, i dyshuari kryesor për plagosjen me armë zjarri një ditë më parë të Juxhin Hamajezit, në zonën e Kinostudios.

Bëhet me dije se efektivë të komisariatit nr.4 kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 persona, një si autor i dyshuar dhe dy të tjerët si bashkëpunëtorë.

I dyshuari në kërkim është Klodian Kallo, ndërsa bashkëpunëtorë Gjergji Lleshi dhe Lulzim Mejdani.

Sherri mes të plagosurit dhe autorit të dyshuar ishte i hershëm pasi Hamajezi i kishte marrë një automjet Kallos me vlerë rreth 30 mijë euro dhe paratë nuk ia kishte dhënë.

Policia dyshon se Kallo kishte shkuar tek lokali i 34 vjeçarit Hamajezi për t’i kërkuar lekët ose në të kundërt do e vriste.
Fillimisht mes tyre ka pasur një debat e më pas Kallo ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të 34 vjeçarit, i cili ka marrë vetëm një plumb në këmbë.

FOTO/ Pl*gosi Juxhin Hamajezin për borxhin 30 mijë euro, ja kush
Juxhin Hamajezi

I plagosuri është me precedent penal, i arrestuar për trafik klandestinësh, ndërsa në 2018 i shpëtoi një atentati teksa u qëlluar me armë nga Santjago Malko.

Gjatë marjes në pyetje, pasi u plagos, 34 vjeçari Hamajezi nuk ka pranuar të japë deklarime para grupit hetimor.