Nga Vlora në Shkodër, Korçë e Durrës/ Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, falin namazin në sheshe e xhami

Besimtarët myslimanë në të gjithë Shqipërinë iu drejtuan xhamive të qyteteve mëngjesin e sotëm për faljen e Kurban Bajramit. Udhëheqësit fetarë apeluan për më shumë mirëkuptim, ndihmë ndaj njerëzve në nevojë dhe forcim të vlerave familjare e shpirtërore. 

Në Vlorë besimtarët mysliman u mblodhën në pallatin e sportit "Flamurtari" për të falur namazin e Kurban Bajramit. Përveç besimtarëve të Vlorës, ka pasur dhe prezencë të besimtarëve me kombësi të huaj. Falja e Namazit të Kurban Bajramit u drejtua nga Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhllaku.

Edhe në Sarandë qindra besimtarë myslimanë iu drejtuan xhamisë xhaminë për të falur namazin e Kurban Bajramit. Atmosfera u karakterizua nga qetësia, besimi dhe urimet mes familjarëve e qytetarëve që morën pjesë në ceremoninë fetare.

Për shkak se Myftiu i Sarandës, Bledar Mullai, ndodhet në Mekë për kryerjen e ritualit të Haxhit, falja e namazit u drejtua nga Banart Pajollari. Në fjalën e tij para besimtarëve, ai përcolli mesazhe paqeje, harmonie, mirëkuptimi dhe vëllazërie mes njerëzve, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe respektit reciprok në shoqëri.

Shkodër përpara faljes së namazit, ku ishin mbledhur qindra besimtarë, Myftiu Muhamed Sytari në këtë ditë të sakrificës dhe përkushtimit ndaj tjetrit u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë pranë familjeve të tyre dhe të pamundurve, duke e cilësuar emigrimin si plagë të shoqërisë sonë.

Besimtarët në Elbasan u mblodhën për të falur namazin në e Kurban Bajramit përpara sheshit të Kalasë, kurse Hytbja e rastit u mbajt nga Myftiu i Elbasanit Agim Duka.

Fier namazin e Kurban Bajramit besimtarët e falën në sheshin e qytetit, ndërsa falja u drejtua nga Myftiu i Fierit, Mikel Hazizolli. Myftiu i Lushnjës, Gramoz Blliku drejtoi lutje për paqe.

Edhe në qytetin e Durrësit besimtarët myslimanë falën namazin e Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe, ku më pas besimtarët shkëmbyen me njëri-tjetrin urime për shëndet dhe begati në familje.