Kush është bosi i call centerave Giorgi Salukvadze, bleu Prokurorinë e Tiranës dhe gjykatën, doli nga burgu dhe u arratis nga Shqipëria
jë skandal korruptiv ka përfshirë Prokurorinë e Tiranës, një gjyqtar pranë Gjykatës së Tiranës të juridiksionit të përgjithshëm, avokatë etj. Disa javë më parë, Policia e Shtetit prangosi një prej bosëve kryesorë të mashtrimit me call centera në Shqipëri, i cili strehohej dhe vepronte në Tiranë, duke zhvatur përmes mashtrimit qytetarët evropianë. Bëhet fjalë për gjeorgjanin Giorgi Salukvadze, lindur në Gjeorgji me 03/01/1993, me numër pashaporte 18AB43952.
Giorgi Salukvadze u arrestuar me kërkesë të organeve ligjzbatuese partnere pasi kishte përvetësuar përmes mashtrimit dhjetëra milionë euro. Gjeorgjani ishte sinjalizuar më herët, pasi po zhdukte të gjitha provat e mundshme të aktivitetit kriminal në Tiranë. Policia e pragngosi teksa ishte duke u arratisur nga Shqipëria. Pas arrestimit ka pasur ndërhyrje të fuqishme korruptive te prokurori dhe gjyqtari i çështjes.
Sipas një sinjalizimi janë dhënë 500 mijë euro për lirimin nga burgu të Giorgi Salukvadze, me qëllim për t’iu shmangur më pas drejtësisë. Dhe ashtu ndodhi. Giorgi Salukvadze u lirua nga burgu pas disa ditësh. Kaq ka mjaftuar që bosi i call centerave në Tiranë të zhdukej pa lënë gjurmë. Salukvadze besohet se është larguar nga Shqipëria me disa çanta me para cash.
Po kush janë prokurori dhe gjyqtari që liruan bosin e call centerave, duke thyer edhe besimin e partnerëve ndërkombëtar?
Pse u mbajt i fshehtë operacioni për ndalimin e Giorgi Salukvadze?
Kush është grupi me shqiptarë që fshihet pas gjeorgjanit Giorgi Salukvadze? Si strehohej në Tiranë? Cilat janë format dhe kompanitë e pastrimit të parave, produkt i aktivitetit kriminal të mashtrimit?
/Marrë me të njëjtin titull nga "Prapaskena.com"

