Reka: Sipas statistikave,1100-1300 të mitur mbajnë a*më të ftohta çdo vit
Avokatja Klaudia Reka ishte e ftuar këtë të martë në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musaj, ku tha se shpreh se sipas statistikave, rreth 1100 deri në 1300 të mitur në vit mbajnë armë të ftohta pa leje.
Ai shtoi se fenomeni ndryshon sipas grupmoshave dhe motivimeve që i shtyjnë të rinjtë drejt kësaj sjelljeje.
Sipas saj, adoleshentët e moshës 14 deri në 18 vjeç kryesisht mbajnë armë të ftohta pa leje, shpesh për arsye sociale, për t’u dukur “më në trend” ose për t’u përfshirë në grupet shoqërore dhe konfliktet e përditshme.
Ndërkohë, për grupmoshën mbi 18 deri në 25 vjeç, avokatja theksoi se situata bëhet edhe më e rrezikshme, pasi në këto raste përfshihen më shpesh armët e zjarrit dhe motivet për mbajtjen e tyre janë më serioze dhe më të rrezikshme.
