Berki: Familja, faktori kryesor në formimin e të rinjve

Avokatja Elona Berki ishte e ftuar këtë të martë në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musaj, ku foli për të rinjtë dhe fenomenin shqetësues të armëmbajtjes pa leje.

Gjatë fjalës së saj, Berki theksoi se familja mbetet faktori kryesor në edukimin dhe zhvillimin psiko-emocional të çdo individi, duke shtuar se shumë probleme tek të rinjtë e kanë zanafillën pikërisht në ambientin familjar.