AKSIDENT NË KORÇË-POGRADEC/ Dy automjete përplasen "kokë më kokë", mbetet një i lënduar

 AKSIDENT NË KORÇË-POGRADEC/ Dy automjete përplasen

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Korçë-Pogradec, pranë fshatit Lumalas.

Sipas informacionit paraprak, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

I lënduari është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga përplasja janë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale në mjetet e përfshira në aksident.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.