Tafa: Gjuha e urrejtjes çon në dh*në fizike dhe përhapet brez pas brezi
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 26 Maj 2026, 20:15
Psikologu klinik Eduart Tafa ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musaj, ku foli për fenomenin e gjuhës së urrejtjes dhe ndikimin e saj në shoqëri.
Gjatë intervistës, Tafa u shpreh se gjuha e urrejtjes dhe ofendimet verbale shpesh janë hapi i parë drejt dhunës fizike, duke theksuar se dhuna përhapet në mënyrë individuale, gjeografike dhe kronologjike.
Sipas tij, debatet dhe konfliktet që nisin në rrjetet sociale shpesh mund të agravohen dhe të shndërrohen në përplasje reale mes individëve apo grupeve të ndryshme shoqërore. Psikologu shtoi se dhuna trashëgohet edhe në familje, ku sjelljet agresive transmetohen nga një brez tek tjetri.
