Tafa në “Epiqendër”: Si ndikon rrethi shoqëror tek adoleshentët
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 26 Maj 2026, 20:00
Psikologu klinik Eduart Tafa ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musaj, ku foli mbi faktorët që ndikojnë në sjelljen dhe formimin e adoleshentëve.
Gjatë intervistës, Tafa u shpreh se mosha luan një rol të rëndësishëm në mënyrën sesi të rinjtë ndikohen nga mjedisi përreth.
Sipas tij, sa më e vogël të jetë mosha, aq më i madh është ndikimi i mikromjedisit, kryesisht familjes dhe prindërve.
Ai theksoi se në fazat e hershme të adoleshencës vihet re imitimi i sjelljeve të prindërve, ndërsa më pas të rinjtë fillojnë të modelohen edhe nga shoqëria, shkolla apo rrethi shoqëror dhe familjar.
