Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (26-27 Maj 2026)

Ndiqni parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Pjesa më e madhe e Europës do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperaturat e larta, në Europën Veriore, Britaninë e Madhe, gadishullin Iberik dhe Europën Qendrore. NDERSA Europa Lindore do të mbetet me vranësira.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me vranësira kalimtare në zonat malore. Temperaturat do të luhaten nga 12°C deri në 35°C, era do të fryjë deri në 30 km/h, ndërsa dallgëzimi I ulët.

Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Kontinenti Europian do të vijojë nën ndikimin e valës së nxehtë Afrikane, KU në Portugali dhe Spanjë termometri do të ngjitet deri në 38°C. Po ashtu, mot i nxehtë do të mbizotërojë në Ballkan, Europën Qendrore dhe Britaninë e Madhe.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, do të dominojë moti i kthjellët dhe i nxehtë gjatë paradites, ndërsa pasditja sjell zhvillim vranësirash në zonat Verilindore dhe Juglindore. Temperaturat do të variojnë nga 13°C deri në 36°C, era do të fryjë deri në 25 km/h.