Tragjedi në rrugët e Kamzës/ "Audi" përplas motomjetin, humb jetën në vend shoferi i motorit

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në zonën e Kamëz, pranë “Univers City”.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi” është përplasur me një motor.

Nga përplasja, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në vend.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit.