"Një gjuhë na bashkon përtej kufijve"/ Qytetarë dhe studentë marshojnë drejt Ambasadës së Maqedonisë së Veriut, pankarta dhe thirrje për RMV
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2026, 18:02
Në Tiranë është zhvilluar një protestë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë të drejtat e tyre në sistemin arsimor dhe përdorimin e gjuhës shqipe.
Protesta ka mbledhur një numër të madh studentësh dhe qytetarësh.
Marshimi ka nisur nga Sheshi “Skënderbej” dhe është drejtuar drejt Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.
Organizimi dhe fjalimet gjatë protestës janë drejtuar nga studentë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, të cilët kanë qenë edhe pjesë e kërkesave kryesore.
Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje në mbështetje të bashkimit të shqiptarëve në rajon, si “Tirana, Shkupi, Prishtina janë bashkë”, ndërsa pjesëmarrësit kanë kënduar edhe këngën “Mora fjalë”.

