VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (19 - 20 Maj 2026)

Njihuni parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Ballkani, brigjet e Egjeut dhe Detit të Zi do të dominohen nga moti i kthjellët dhe temperaturat e larta, ndërsa reshje shiu dhe stuhi ere priten në Ishujt Britanikë dhe pjesërisht në Evropën Qendrore.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, kthjellimet dhe vranësirat dominojnë territorin, ndërsa në veri dhe verilindje priten reshje të pakta dhe. Temperaturat luhaten nga 7°C deri në 26°C. Era fryn në 35 km/h, me dallgëzim 1 ballë.

Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, Evropa Veriore dhe pjesë të Evropës Qendrore do të vijojnë me reshje shiu si pasojë e një qendre të fuqishme ciklonare.

Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit, përfshirë Ballkanin, gadishullin Iberik dhe brigjet e Egjeut, do të dominohet nga mot i kthjellët.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë më i ngrohtë me diell në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore priten  vranësira. Temperaturat luhaten nga 6°C deri në 28°C. Era fryn deri në 45 km/h, me dallgëzim mbi 2 ballë.