SPAK shkresë KQZ për kryebashkiakun e Kuçovës: "Është i dënuar"/ Murrizi: Jetojmë në kohë hajdarësh!
Në një postim publik, Myslim Murrizi ironizon njoftimin e SPAK për një zyrtar të Bashkisë Kuçovë, i cili sipas institucionit rezulton të ketë qenë i dënuar më parë. Ai pretendon se ky fakt është bërë publik me vonesë dhe e lidh çështjen me zhvillimet politike dhe zgjedhore në qarkun e Beratit.
Postimi i plotë:
"Nje “ zbulim” i madh nga SPAKU ka qarkulluar sot ne media
Hajdari i SPAK-ut, pasi e përdori Hajdarin e Bashkisë Kuçovë për t’i dhënë votat një Hajdari tjetër deputet të listës së hapur të PS në qarkun e Beratit që të dilte më i votuari, lajmëron pas 3 vitesh Hajdarin e KQZ-së që Hajdari i bashkisë nuk na hyn më në punë se në zgjedhjet e radhës do gjejmë një Hajdar tjetër që të na shërbejë.
Një “zbulim” i madh nga SPAK-u ka qarkulluar sot në media.
Hajdari i SPAK-ut lajmëron Hajdarin e KQZ-së se Hajdari i Bashkisë Kuçovë paska qenë i dënuar.
Çfarë “zbulimi” gjigant që kanë bërë hajdarët që paguhen nga taksat e shqiptarëve nga 40-50-100 mijë euro në vit secili.
Hajdari i SPAK-ut, pasi e përdori Hajdarin e Bashkisë Kuçovë për t’i dhënë votat një Hajdari tjetër deputet të listës së hapur të PS në qarkun e Beratit që të dilte më i votuari, lajmëron pas 3 vitesh Hajdarin e KQZ-së që Hajdari i bashkisë nuk na hyn më në punë se në zgjedhjet e radhës do gjejmë një Hajdar tjetër që të na shërbejë.
Dhe çfarë koincidence që të 3 hajdarët janë nga i njëjti qark, ndërsa 2 hajdarët, ai i SPAK-ut dhe ai i KQZ-së, janë pothuajse nga i njëjti “fshat”.
Hajdari i SPAK-ut nga Potomi dhe Hajdari i KQZ-së nga Therepeli i Vendreshës.
Ehhh mor Skrapar sa unitet kanë hajdarat e tu me njëri-tjetrin, sidomos kur bëhet fjalë për pazare hajdarash.
Bile edhe Hajdari i qeverisë i respekton kaq shumë hajdarat e Skraparit sa nga të gjithë aplikantët në të 61 bashkitë për Paketën e Maleve vetëm Potomi ka “fituar” statusin e Paketës së Maleve dhe besoj që ky vendim i hajdarëve të qeverisë është në shenjë respekti për vendlindjen e Hajdarit të SPAK-ut.
Së shpejti pritet të “fitojë” këtë status edhe Vendresha si vendlindja e Hajdarit të KQZ-së që të mos prishet aleanca e hajdarëve të pushtetit.
Besoj që deri nga shtatori SPAK-u do të “zbulojë” që edhe një Hajdar tjetër, ish-kryetar bashkie i Beratit që këto dy vite është bërë si koordinator i hajdarëve të qarkut, ka një kallëzim penal nga KLSH qysh në korrik 2024, por që mbahet në sirtar nga hajdarët e SPAK-ut se koha ka treguar që “dashuria” mes hajdarëve nuk zgjat më shumë se 2-3 vjet, pastaj i tregojnë Hajdarin njëri-tjetrit.
Për çudi, përveç z. Lefter Maliqi, asnjë nga hajdar-deputetët e opozitës nuk flet për këtë aleancë hajdarash të pushtetit që qelb erë hale në çdo cep të çdo institucioni që drejtohen dhe janë kapur prej fyti nga hajdarët ordinerë që fatkeqësisht mbështesin njëri-tjetrin.
Jetojmë kohë hajdarësh."
