GJKKO NDAN DOSJEN/ Ilir Meta do hetohet bashkë me Kryemadhin, Blushi: Ai do vijojë të qendrojë në burg me urdhër të...
Pas vendimit të gjykatës Tedi Blushi ka dhënë deklaratën e tij për gazetarët, ku ai theksoi se është rrëzuar akuza që lidhej me foton e Ilir Metës me Donald Trump, ku pretendohej se për këtë rast ishin paguar 1 milion dollarë.
Sipas Blushit, në sallën e gjyqit është pranuar se kjo akuzë nuk është provuar dhe nuk qëndron.
Pavarësisht kësaj, Ilir Meta vijon të mbetet në burg, një çështje që ka ngjallur reagime dhe akuza politike.
Sekretari i PL-së nënvizoi se situata e krijuar lidhet me një proces që synon të godasë opozitën dhe pluralizmin politik në vend, duke përfshirë edhe izolimin e figurave kryesore politike.
Ai tregoi se është kërkuar që Meta të përballet publikisht me procesin që po e ndjek, madje duke kërkuar që gjithçka të transmetohet drejtpërdrejt, në mënyrë që publiku të shohë zhvillimet e çështjes.
Gjithashtu është ngritur pretendimi se qëndrimi i tij në burg nuk lidhet me akuzën e rrëzuar për foton, por me vendime politike, një qëndrim që sipas tyre tregon mënyrën se si po trajtohet rasti.

