Ndryshimi i Rregullores së Kuvendit, PS e PD i rikthehen debateve pas vendimit të Kushtetueses
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2026, 15:01
Gjykata Kushtetuese kërkoi konsensus mazhorancë opozitë për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, por diskutimin në Këshillin e Legjislacionit PS dhe PD e nisën me qëndrime të ndryshme
Në tryezë PS paraqiti sërish kërkesën e kundërshtuar prej demokratëve për ndryshimin e numrit të komisioneve.
Edhe kryeparlamentari kishte disa ndryshime ku ndër të tjera ishte dhe forma e miratimit të ligjeve që kërkohen nga BE.
Madje Taulant Balla ilustroi dhe një tjetër nen të propozuar prej Niko Peleshit, atë të interpelancave me ministrat.
Por për opozitën PS synon sërish përdorimin e forcës së kartonit.
Megjithatë pas replikave palët ranë dakord të zhvillojnë një tjetër mbledhje ku do të rihapin diskutimin për gjetjen e konsensus.
