AGJENCITË ME INTELIGJENCË ARTIFICIALE/ Tenderi, kërkohet blerja për 16 agjentë ChatGPTBussines
Agjencia e inteligjencës artificiale ka hapur garën për të blerë shërbimin online CHAT GPT të ofrmatiti biznes në shërbim të 16 agjentëve. Të dhënat janë publikuar tashmë në APP ku shërbimi kërkohet të merret për një vit
Përdorimi i inteligjencës artificiale është kryefjalë jo vetëm për procesin e integrimit të shqipërisë në bashkimin evropiën. Agjencia e inteligjencës artificiale ka hapur një tender duke kërkuar “Blerje të shërbimit online CHAT GPT”.
Madje në kritere bëhet e ditur se nuk kërkohet abonimi i thjeshtë por ChatGPTBussines.
Madje më tej në argumente theksohet se aplikacioni duhet të jetë i aksesueshëm në sisteme moderne dhe të garantojë sigurinë maksimale për të mos u hakeruar. Por po ashtu kompania fituese duhet të ofrojë trajnimin dhe mbështetjen e duhur për përdoruesit që do ti kenë në dispozicion.
Kërkesa për blerjen e 16 agjentëve ChatGPTBussin duhet të jetë për një vit duke nisur nga momenti i aksesit dhe deri në përfundim të kontratës.
Qeveria shqiptare surprizoji me miratimin e ministres virtual Diella, e tashmë duket se inteligjenca artificial nuk do të jetë më vetëm për shërbime por dhe për ti ardhur në ndihmë stafit të Agjencisë së inteligjencës artificiale