Gjykata e Lartë nuk e “ndihmon” Metën/ Muharremi: Mllefi publik nuk duhet të ndikojë drejtësinë

Debati mbi sistemin e drejtësisë në Shqipëri është rihapur fuqishëm, duke vënë në qendër të vëmendjes masën e paraburgimit dhe balancën delikate mes parimit të prezumimit të pafajësisë dhe perceptimit publik, veçanërisht në rastet e profilit të lartë.

Për të folur më tepër për këtë temë, i ftuar në emisionin "Ora News", ishte analisti Alfred Kika Muharremi, i cili u shpreh se çështja e ish-Presidentit Ilir Meta përdoret si shembull ku perceptimi publik për korrupsion gjatë qeverisjes së tij mund të ndikojë presionin për masa të forta sigurie. Sipas tij, ky perceptim shpesh ushqehet nga mllefi dhe padrejtësitë e së kaluarës, duke çuar në një kërkesë publike për masa të menjëhershme, siç është paraburgimi, edhe përpara një vendimi gjyqësor të formës së prerë.

" Ajo që dua të të gjykoj ose të vendos në në peshore është prezumimi i pafajësisë. 

Parim absolutisht themelor. Dhe mbi të gjitha, ne kemi të bëjmë me një eksponent, po flasim meqë po flasim për zotin Meta, kemi të bëjmë me një eksponent që në perceptimin publik është individi që ka veprat më të mëdha të korrupsionit gjatë qeverisjes.

Ajo që do të thotë edhe ndonjëherë ky lloj perceptimi, në këtë lloj perceptimi gjithmonë janë të ushqyer edhe ndoshta dhe nga mllefi, ndoshta dhe nga padrejtësitë që janë bërë gjatë qeverisjes të qëndrimit, pra duke quajtur de facto qëndrimin e tij në në në sistemin e paraburgimit.

Por unë jam kundër paraburgimit. 

Për vepra të rënda penale, masa e sigurisë duhet të jetë shumë e fortë në në drejtim të saj. Por, që sot kemi një sistem gjyqësor dhe prokurori që masën e sigurimit me burg e ka si masë më të thjeshtë ndëshkuese ndaj çdo individi? Ne po flasim edhe në gjykatat e shkallës së parë, jo vetëm në GJKKO", u shpreh Muharremi.

Ndiqni emisionin e plotë: