Dosja ‘ÇEZ-DIA’/ Kërkuan gjykim të shkurtuar, GJKKO pranon kërkesën e Fatime Kryemadhit, Çokut dhe Xhixhos
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2026, 17:12
Trupa gjykuese e GJKKO e cila po shqyrton çështjen e ‘Cez-Dia’, është tërhequr për vendimin mbi kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar.
Në seancën që ka nisur prej disa orësh, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho, së bashku me Fatime Kryemadhin kërkuan gjykim të shkurtuar.
GJKKO vendosi që të pranojë kërkesën e të pandehurve, duke i gjykuar me gjykim të shkurtuar.
Në këtë dosje do të gjykohet vetëm ish-çifti Meta-Kryemadhi.
Avokati Kujtim Cakrani u shpreh se ata do të provojnë pafajësinë dhe se prokurori nuk kishte asnjë lloj prove që të fajësonte Metën.
