(EMRAT+PAMJE) SHERR ME TH*KA NË NIKËL/ Goditën dy vëllezërit me mjet prerës, autorët 'ia mbathin'
Në Krujë, në zonën e Niklës, rreth orës 20:30 është regjistruar një konflikt i çastit në oborrin e një mobilerie, i cili ka përfunduar me dy të plagosur.
Sipas informacionit paraprak, gjatë sherrit dyshohet se Ardjan Xheka dhe Gazmir Xheka kanë dëmtuar me mjet prerës dy vëllezër, Ronaldo Caca rreth 31 vjeç dhe Halil Caca rreth 23 vjeç.
Të dy të dëmtuarit janë dërguar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Pas ngjarjes, autorët e dyshuar janë larguar nga vendi dhe aktualisht janë shpallur në kërkim. Policia po ushtron kontrolle në zonë dhe në rrugët përreth për kapjen e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për të sqaruar rrethanat e plota të konfliktit dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin.

