Xhihani: Zgjedhja e degëve duhet të balancojë dëshirat me tregun e punës
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 7 Maj 2026, 20:09
I ftuar në emisionin Epiqendër të gazetares Sonila Musai, eksperti i punësimit Arbër Xhihani ka folur për orientimin e studentëve në zgjedhjen e degëve universitare dhe lidhjen e tyre me tregun e punës.
Sipas tij, zgjedhja e profesionit duhet të bëhet duke gjetur një ekuilibër mes dëshirave personale dhe kërkesave reale të tregut të punës në Shqipëri.
Ai theksoi se, ndonëse shumë të rinj synojnë profesione si mjekësia, jo të gjithë kanë aftësitë apo mundësitë për t’i ndjekur me sukses këto fusha, ndërsa edhe tregu i punës ka kufizime.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR" NË ORA NEWS:
