Xhihani: Të rinjtë largohen për mundësi më të mira, por rikthimi është i vështirë

I ftuar në emisionin Epiqendër të gazetares Sonila Musai, eksperti i punësimit Arbër Xhihani ka folur për emigrimin e të rinjve dhe ndikimin e eksperiencës jashtë vendit në zhvillimin profesional.

Sipas tij, të rinjtë që ndihen të aftë për të konkurruar në tregje ndërkombëtare kanë gjithmonë dëshirë të provojnë veten jashtë Shqipërisë, sidomos në sisteme më të zhvilluara arsimore dhe profesionale.

Ai theksoi se eksperienca e fituar jashtë vendit nuk duhet parë si negative, por si një vlerë që mund të kontribuojë më pas në përmirësimin e sistemit në Shqipëri, nëse të rinjtë kthehen.

Sipas tij, problem mbetet fakti se shumë prej të rinjve që largohen për studime apo punë e kanë gjithnjë e më të vështirë të rikthehen në vend.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR" NË ORA NEWS: