Kujtimi: 'Rrjedhja' e tezave vjen nga vetë sistemi i dështuar arsimor
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 7 Maj 2026, 19:53
I ftuar në emisionin Epiqendër të gazetares Sonila Musai, aktivisti Aurel Kujtimi ka folur për problematikat që lidhen me maturën shtetërore dhe fenomenin e rrjedhjes së tezave.
Gjatë intervistës, Kujtimi u shpreh skeptik për ndryshime në sistemin e maturës, duke deklaruar se situata pritet të mbetet e njëjtë.
“Besoj se po e njëjta gjë do jetë. Nuk do ketë ndonjëherë ndryshim, të paktën për maturën”, u shpreh ai.
I pyetur nga gazetarja Musai mbi mënyrën se si rrjedhin tezat dhe nëse përdoren telefona apo forma të tjera komunikimi, Kujtimi tha se përgjegjësia bie mbi vetë sistemin arsimor.
Sipas tij, fenomeni lidhet drejtpërdrejt me dështimin e sistemit arsimor.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR" NË ORA NEWS:
