Llazo: Maturantët kanë mungesë informacioni në përzgjedhjen e degëve
E ftuar në emisionin Epiqendër të gazetares Sonila Musai, ekspertja e arsimit Ana Llazo ka folur mbi formularët A1 dhe A1Z, si dhe problematikat që hasin maturantët gjatë aplikimit për universitet.
Llazo shpjegoi se formulari A1 është plotësuar fillimisht në muajin shkurt, ndërsa është rivendosur një afat tjetër për t’u dhënë mundësi maturantëve të rishikojnë zgjedhjet e tyre.
Ekspertja sqaroi gjithashtu edhe funksionin e formularit A1Z, i cili u jep mundësi aplikimi personave që kanë përfunduar gjimnazin apo maturën shtetërore vite më parë dhe që duan të vazhdojnë studimet universitare.
Sipas saj, problematika kryesore mbetet mungesa e informacionit dhe orientimit të duhur për maturantët në zgjedhjen e degëve universitare.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR" NË ORA NEWS:
