Llazo: Në shkolla mungon orientimi profesional
E ftuar në emisionin Epiqendër të gazetares Sonila Musai, ekspertja e arsimit Ana Llazo ka ngritur shqetësime për mungesën e përgatitjes së shkollave në orientimin e karrierës për maturantët.
Sipas saj, një nga problemet kryesore në sistemin arsimor lidhet me informimin e pamjaftueshëm të nxënësve për zgjedhjen e degëve universitare dhe tregun e punës.
Ajo theksoi se roli i orientimit dhe këshillimit të karrierës në gjimnaze nuk është në nivelin e duhur, ndonëse ekzistojnë programe të caktuara për këtë qëllim.
Sipas Llazos, mësuesit që shërbejnë si orientues shpesh nuk kanë trajnim të mjaftueshëm dhe njohuri të thelluara mbi tregun e punës, duke kufizuar efektivitetin e këshillimit për nxënësit.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR" NË ORA NEWS:
