Kujtimi: Shpopullimi po ndikon edhe te numri i maturantëve

I ftuar në emisionin Epiqendër të gazetares Sonila Musai, aktivisti Aurel Kujtimi ka ngritur shqetësimin për rënien e numrit të maturantëve dhe ndikimin e shpopullimit në sistemin arsimor.

Sipas tij, gjatë një bisede me një ish-mësuese të gjimnazit, ka vënë re një ulje të ndjeshme të numrit të nxënësve në klasat e maturës krahasuar me vite më parë.

Ai theksoi se kjo situatë lidhet drejtpërdrejt me shpopullimin, i cili sipas tij po prek jo vetëm zonat e thella, por edhe qytetet, duke ndikuar në boshatisjen e shkollave dhe universiteteve.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR" NË ORA NEWS: