Xhihani: Arsimi duhet përshtatur me tregun, mungojnë shkollat e profilizuara
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 7 Maj 2026, 20:14
I ftuar në emisionin Epiqendër të gazetares Sonila Musai, eksperti i punësimit Arbër Xhihani ka folur për nevojën e zgjerimit të alternativave në arsimin e mesëm në Shqipëri.
Sipas tij, sistemi arsimor duhet të ofrojë më shumë mundësi të orientuara drejt profesioneve konkrete, për t’iu përgjigjur më mirë kërkesave të tregut të punës.
Ai theksoi se këto shkolla duhet të jenë të strukturuara me një drejtim të caktuar profesional, por njëkohësisht të përfshijnë edhe lëndë të përgjithshme formuese.
Sipas ekspertit, në sistem duhet të forcohen më tej edhe format e arsimit profesional dhe gjimnazeve me profil profesional, të cilat mund të ndihmojnë të rinjtë të integrohen më lehtë në tregun e punës.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR" NË ORA NEWS:
