Kujtimi: Ka mungesë meritokracie në pranimet universitare
I ftuar në emisionin Epiqendër të gazetares Sonila Musai, aktivisti Aurel Kujtimi ka ngritur shqetësime për procesin e pranimeve në universitet, duke u ndalur veçanërisht te degët më të kërkuara si Mjekësia.
Sipas tij, një pjesë e maturantëve që kanë studiuar dhe janë përgatitur për provimet ndihen të penalizuar nga raste të padrejtësive në sistemin e përzgjedhjes së degëve.
Ai shtoi se, sipas dëshmive që ka marrë nga vetë maturantët, ka raste ku disa studentë kanë arritur të fitojnë degë të kërkuara pa një nivel të lartë përgatitjeje.
Sipas tij, nëse do të bëhej një verifikim më i thelluar i njohurive reale të një pjese të maturantëve, do të dilnin në pah problematika serioze lidhur me meritokracinë në sistemin arsimor.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR" NË ORA NEWS:
