"Deri dje në linjë më të mbyllur për rekurset"/ Zhllima për GJL: Pikëpyetje nëse është zhvillim apo ndikim i jashtëm

Në emisionin “Drejt” në Ora News ishte i ftuar avokati Gylsen Zhllima, i cili komentoi debatet e fundit për pavarësinë e Gjykatës së Lartë dhe akuzat për ndikim politik në vendimmarrje.

Ai u ndal te pretendimet se një ndryshim në praktikën e gjykimit për masat e sigurisë mund të jetë ndikuar nga qëndrime politike dhe deklarata të bëra më herët nga mazhoranca.

“Flitet për një ndryshim të qasjes në Gjykatën e Lartë, sidomos te praktika e masave të sigurisë. Deri dje ishte një linjë më e mbyllur për rekurset, ndërsa tani shihet një tjetër qasje. Kjo ka ngritur pyetje nëse bëhet fjalë për zhvillim juridik apo për ndikim të jashtëm.”-tha Zhllima.

Sipas tij, diskutimi është i lidhur edhe me mënyrën si perceptohet pavarësia e drejtësisë në vend.

“Problemi kryesor mbetet besimi te pavarësia e gjyqësorit. Kur vendimet ndryshojnë në mënyrë të papritur dhe në një klimë të tensionuar politike, krijohet dyshim te qytetarët për ndikim jashtë sistemit të drejtësisë.”-shtoi avokati.

Debati u përqendrua edhe te roli i Gjykatës së Lartë dhe mënyra se si trajtohen masat e sigurisë.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "DREJT" NË ORA NEWS: