"Metamorfoza", Bushpepa në GJKKO: Kemi diskutuar me Jozin se kush e vr*u Gjinin. Ai dyshime ka patur...

Në kuadër të hetimeve në dosjen “metamorfoza” ka dëshmuar në GJKKO edhe Angjelin Bushpepa.

Mediat kane publikuar edhe pjesë të dëshmisë së tij në lidhja me ngjerjen ku ka humbur jetën Gjin Ndoji.

Bushpepa: Kam biznes shes rroba plazhi, kam shezlonge në Shëngjin. Në 2020 kam ushtruar aktivitetin në Shëngjin. Gjin Ndoj (Boriçi) e kam njohur, e kam takuar në plazh. Kemi pirë kafe bashkë, jemi takuar një javë përpara se të vritej në 2020. Ditën e ngjarjes kam qenë deri në darkë me të, të nesërmen mora vesh që ishte vrarë.

Pimë kafe atë natë se kishte ditëlindjen, ka qenë ora rreth 21.00-22.00. Iku pastaj, unë ndjenja në dyqan. Nuk e di se ccfarë i ndodhi, e pashë të nesëmen në televizor. Kishte marrë një shtëpi me qira aty që të bënte plazh.

Më kanë ardhur pas dy ditësh, më mori policia e Shkodrës më shoqëroi dhe dhashë deklarime si dhe ku u njoha me të. Jozin, vëllain e tij e kam njohur përpara vrasjes.

Jozin e kam takuar në Shëngjin, vinin e takonin Arben Ndokën dhe njerëzit e tij. Jemi takuar 7 ditë ose diçka më shumë përpara vrasjes. Me Jozin dhe viktimën jemi takuar të tre bashkë. Kemi folur, kemi diskutuar.

Më duket se atyre i kishin vrarë babanë dhe vëllain atyre. Ata bashkëfshatarët mos gaboj. Kur kam pirë kafe me to rrinim lirshëm. Ata nuk dilnin lirshëm si unë. Edhe këta kishin bërë vrasje. Jozi dhe Gjini nuk shkonin shumë mirë bashkë. Arben Ndoka ka qenë kumbar i tyre, i ka prerë flokët fëmijëve. Për herë të fundit jemi parë në orën 22-00.

Ai iku në shtëpi, unë u futa në dyqan, e mbylla dhe pastaj u largova. Ka qenë verë, sezon plazhi. Unë e kam parë vetëm Gjinin. Me Gjinin komunikonim në telefon. Njësoj i kisha të dy vëllezërit, marrëdhënien e kisha të njëjtë me të dy.

Kur vdiq Gjini kisha më afër Jozin pastaj. Të dy vëllezërit më kanë thënë që atyre i kanë vrarë babanë dhe vëllanë. Ditë përpara ngjarjes, ata nuk shprehën ndonjë shqetësim për fatkeqësitë që i kishin ndodhur.

Jozi ka qenë i burgosur në Shqipëri edhe jashtë. Kur është vrarë vëllai ka qenë në burg jashtë. Kemi diskutuar me Jozin se kush e vrau Gjinin. Ai dyshime ka patur plot.