“Qytetarët duan BE, politika ecën më ngadalë”/ Muhaj: Procesi i BE-së nuk varet vetëm nga teknika, por edhe nga...
Në emisionin “Ora e Betit” në Ora News ishte i ftuar studiuesi Ardian Muhaj, ku u diskutua mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe ritmin e tij në raport me vendet e tjera të rajonit.
Ai u ndal te fakti se Shqipëria ndodhet në një proces të gjatë negociatash, por sipas tij, progresi nuk varet vetëm nga aspekti teknik, por edhe nga vullneti politik dhe mënyra se si menaxhohet procesi brenda vendit.
“Ka një ndarje mes vullnetit të qytetarëve për integrim dhe mënyrës si e trajton politika këtë proces. Qytetarët janë të orientuar qartë drejt BE-së.”-tha Muhaj.
Ai shtoi se shpesh në momentet kur vendi afrohet me hapa konkretë në procesin e integrimit, krijohen debate dhe pengesa që ngadalësojnë ecurinë.
“Kur Shqipëria afrohet me fazat teknike të integrimit, shpesh dalin në pah diskutime politike që e bëjnë procesin më të ngadaltë se sa pritet.”-th ai.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA E BETIT" NË ORA NEWS:
