Xhixho: Ulja e akcizës me 20% sjell vetëm rreth 9 lekë efekt dhe nuk ndikon në çmimin final
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2026, 19:50
Qeveria është kritikuar për mungesë masash efektive në lidhje me çmimin e naftës në vend.
Deputetja Erisa Xhixho në një postim në Facebook është shprehur se ulja e akcizës me 20% nuk sjell një ndryshim të dukshëm në treg, pasi sipas saj efekti në çmimin final është vetëm rreth 9 lekë për litër dhe nuk ndikon realisht në uljen e kostos për qytetarët.
Në postimin e saj, ajo shprehet se kjo masë nuk është e mjaftueshme për të përballuar rritjen e çmimeve të karburantit dhe se qytetarët vazhdojnë të paguajnë naftë të shtrenjtë në jetën e përditshme.
