"Shqipëria ka humbur 47% të popullsisë në 10 vite"/ Berisha: Mbi 1 mln shqiptarë janë larguar drejt Europës dhe botës

Sali Berisha në degën nr. 5 në Tiranë ka risjellë akuza ndaj qeverisë duke thënë se politikat e ndjekura gjatë viteve të fundit kanë sjellë largimin masiv të shqiptarëve nga vendi.

Sipas tij, rreth 47% e popullsisë është larguar në 10 vitet e fundit, kryesisht për arsye ekonomike dhe sociale.

Gjatë një takimi demokratët e njësisë 5, ai përmendi të dhëna të Eurostat, sipas të cilave mbi 1 milion shqiptarë janë larguar drejt vendeve të zonës Shengen nga viti 2015 deri në 2024.

Ai shtoi se nëse llogariten edhe emigrimet drejt SHBA, Kanadasë dhe vendeve të tjera, shifra e përgjithshme është edhe më e lartë.

Berisha e lidhi këtë situatë me mungesën e shërbimeve publike, nivelin e ulët të pagave dhe rritjen e kostos së jetesës.

Sipas tij, çmimet e produkteve bazë dhe ilaçeve janë rritur ndjeshëm, ndërsa të ardhurat nuk kanë ndjekur të njëjtin ritëm.

Në fjalën e tij u përmend edhe gjendja e institucioneve të kulturës në Tiranë, të cilat, sipas tij, janë dëmtuar ndër vite dhe nuk kanë më të njëjtin funksion si më parë.

Ai tha se situata aktuale ka ndikuar veçanërisht tek të rinjtë, duke sjellë emigrim të vazhdueshëm dhe ulje të numrit të popullsisë aktive në vend.