"Shumë jetë kanë humbur"/ Korreshi nga 'kryqëzimi i vd*kjes' në Savër: Ndërhyrje urgjente për sigurinë rrugore

Deputeti Saimir Korreshi ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga kryqëzimi në Savër, të cilin e ka cilësuar si një nga pikat më problematike të qarkullimit rrugor.

Ai thotë se ky kryqëzim ka sjellë shumë aksidente me pasoja fatale ndër vite dhe e quan “kryqëzimi i vdekjes”.

Sipas tij, situata e trafikut në këtë zonë mund të zgjidhet me një ndërhyrje të thjeshtë infrastrukturore, si ndërtimi i një mbikalimi që ekziston prej kohësh, por nuk është vënë në funksion.

Korreshi shprehet se kjo ndërhyrje do të ndihmonte në uljen e trafikut, sidomos gjatë sezonit të verës, dhe mbi të gjitha do të kontribuonte në rritjen e sigurisë rrugore dhe shmangien e aksidenteve.

Ai kritikon gjithashtu mungesën e veprimeve për zgjidhjen e situatës, duke theksuar se problemi vijon prej vitesh.