Biznesmeni i Veliajt kërkesë për ndryshimin e masës, Elman Abule kërkon të dalë nga arresti i shtëpisë
Pas më shumë 1 viti në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, biznesmeni, Elman Abule, i është drejtuar gjykatës më një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë.
Abule, i cili është pjesë e dosjes së korrupsionit të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, kërkon të dalë nga shtëpia kundër masës së “detyrim paraqitje”.
Në seancën e fundit togat e zeza pranuan kërkesën e tij për t’u gjykuar me procedurë të shkurtuar, e ndërsa me datën 20 maj Prokuroria e Posaçme do të japë konkluzionet përfundimtare mbi Abulen dhe disa persona të lidhur me Veliajn.
Elman Abule, është i akuzuar nga SPAK për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare “Rametal” shpk".
