POLITIKA KËRKON HAPËSIRË NË MEDIE/ Rama replikë me Reporterët pa Kufij: Opozita dhe kritikët u lejuan më shumë

Raportet dhe reagimet e organizatave të medieve për lirinë e gazetarëve në shqipëri kanë sjellë reagimet të forta si nga edi rama dhe nga Sali Berisha. Kryeministri solli në vëmendje se opozita dhe kritikët ndaj mazhorancës kishin më shumë hapësirë në lajme se e majta. Sipas tij analiza tregon se rënia me tre pikë e shqipërisë në renditjen ndërkombëtare është e njëanshme

Kryeministri edi rama ka vijuar replikat përmes rrjeteve sociale me organizatën ndërkombëtare të gazetarëve, reporterët pa kufij. Shkak ishte rënia me tre pozicione e shqipërisë në raportimin për lirinë e mediet. Në kundërshtim me ta kreu i qeverisë ka paraqitur një tjetër raport atë të hapësirave që ka zënë opozita dhe zërat kritik ndaj qeverisë në televizionet shqiptare. Sipas tij në 4500 artikuj të analizuar në 43 media për dy muaj mazhoranca ka më pak hapësirë

Zëri i opozitës: 3.57 herë më i lartë se qeveria. Burime kritike: 4.67 herë më dominuese se ato pro-qeveritare. Toni kritik: 6.4 herë më i fortë se mbulimi pozitiv. Më shumë se 15 figura të opozitës janë vazhdimisht të pranishme në tituj. Përmendjet e opozitës: 1,828 kundrejt 925 për Kryeministrin dhe qeverinë së bashku. Edhe individualisht, udhëheqësit e opozitës kanë performancë më të mirë, me një të vetëm që e tejkalon Kryeministrin në përmendjet në media. Dhe në vetë titujt: 368 citate të drejtpërdrejta të opozitës kundrejt 108 citate të qeverisë, një dominim 3.4 herë më i madh.

Më tej Rama shton se akuzat më të ashpra kundër qeverisë dhe ndaj tij qarkullojnë lirshëm në rreth 70 tituj. Madje ai thekson se nuk ka asnjë provë për ndonjë nivel simetrik sulmesh kundër burimeve mediatike anti-qeveritare, apo edhe kundër kundërshtarëve politikë.

“Sepse thjesht nuk ka. Dhe sipas rregullatorit shtetëror, AMA, opozita mbajti 60.12% të kohës së transmetimit politik televiziv në mars, ndërsa vetë qeveria zuri një pjesë shumë më të vogël. Këto nuk janë perceptime. Këto janë fakte të matshme. Në një mjedis vërtet "media të kapur", asgjë nga këto nuk do të ekzistonte. Asnjë dominim i zërave të opozitës. Asnjë mbizotërim dërrmues i narrativave kritike. Asnjë qarkullim i lirë i akuzave ekstreme. Dhe sigurisht asnjë kohë transmetimi politik shumicë për opozitën”.

Nga ana tjetër Rama shton se mazhoranca i merr seriozisht në konsideratë shqetësimet në lidhje me pronësinë e medias dhe kushtet e punës së gazetarëve. Sipas tj Këto janë çështje reale dhe ato duhet të adresohen. Më tej kryeministri shton se këto argumente e bëjnë analizën jo vetëm të paplotë, por edhe më të varfër. Dhe si pasojë shton se vetë renditja është e anshme.

Por edhe në kampin e opozitës nuk mungojnë akuzat ndaj medies. Sali Bersha ka replikuar me organizatave Safe Journalists pikërisht për tonet ndaj televizioneve.