“Mirënjohje që pata fatin ta kem baba”/ Djali i Servet Pëllumbit: Largimi i tij më lë një boshllëk të pazëvendësueshëm

Djali i Servet Pëllumbit, Arbeni ka reaguar pas ndarjes nga jeta të babait të tij në moshën 89-vjeçare.

Me anë të një postimi në Facebook, Arbeni shprehet se largimi i tij la pas një boshllëk të pazëvendësueshëm, por vepra dhe shembulli i tij do të jetojnë përherë.

“Sot u nda nga jeta babai im, Servet Pëllumbi! Profesori siç e thërrisnin të gjithë, ishte një njeri që jetoi me dinjitet, mendim të thellë dhe dashuri të pakushtëzuar për familjen, dijen dhe Shqipërinë.

Për mua ai ishte më shumë se një prind, ishte udhërrëfyes, mësues dhe forca ime morale.

Largimi i tij më lë një boshllëk të pazëvendësueshëm, por vepra, fjala dhe shembulli i tij do të jetojnë përherë. Mirënjohje pa fund që pata fatin ta kem baba. U prehsh në paqe”, shkruan Arben Pëllumbi.