LAMTUMIRË “PROFESORI I SOCIALISTËVE” Krerët e shtetit dhe politika homazhe për Servet Pëllumbin

Krerët e shtetit, politika shqiptare dhe qytetarë të shumtë i dhanë lamtumirën e fundit Servet Pëllumbit, ish-kryetar i Kuvendit dhe figurë e njohur si “profesori i socialistëve”, me homazhe dhe ceremoni shtetërore. Të majtë e të djathtë e vlerësuan si reformator, akademik dhe zë të mençur e të ekuilibruar në politikën shqiptare, ndërsa familjarët dhe bashkëpunëtorët kujtuan trashëgiminë dhe kontributin e tij ndër vite.

Servet Pëllumbit, ish krtetar I Kuvendit në vitet 2002 2005, I njohur si profesori I Socialisteve iu dha lamtumira e fundit me homazhe dhe ceremoni shtetërore.

Krerët e shtetit, përfshirë presidentin dhe kryeministrin, drejtues të lartë të institucioneve, përfaqësues të partive politike pa dallim, bashkëpunëtorë, të afërm dhe qytetarë të thjeshtë nderuan modern e njeriut, politikanit, shtetarit dhe akademikut që përfaqësonte.

I biri, Arben Pëllumbi, zbuloi mësimet dhe trashëgiminë që I la!

Kryeministri Edi Rama tha se Servet Pëllumbi ishte pikë referimi në historinë e Partisë Socialiste.

Zbuloi më shumë nga marrëdhënia e tyre ndër vite.

Namik Dokle, një mik i hershëm i Servet Pëllumbit, kujtoi rrugëtimin e mundimshëm dhe zgjidhjet me mençuri, kurajo e largpamësi të çështjeve brenda partisë dhe në politikën e madhe.

“Profesorin e socialistëve” e nderuan edhe përfaqësuesit e së djathtës.

Nderimi për Servet Pëllumbin riktheu në publik figura dhe personazhe me peshë në politikën ndër vite, një pjesë e të cilëve tashmë janë të tërhequr.

E vlerësuan si reformator dhe zë të ekuilibruar në politikën e ashpër shqiptare.

Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, theksoi vizionin dhe mbrojtjen e parimeve.

Servet Pëllumbi u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, ndërsa nderimet përfunduan me duartrokitje dhe trëndafila të bardhë mbi arkëmortin e mbuluar me flamurin kuqezi.