"Emërimet në strukturat e sigurisë, jo mbi meritë profesionale"/ Çollaku: Janë ndikuar edhe nga interesa politike

Në studion e emisionit “Ora e Betit” ishte i ftuar gazetari Basir Çollaku, i cili komentoi situatën e sistemit të sigurisë në vend dhe mënyrën se si funksionojnë institucionet e rendit dhe burgjeve.
Ai foli për një situatë që sipas tij lidhet me ndërthurjen e politikës me krimin dhe ndikimin që kjo mund të ketë në emërimet dhe funksionimin e strukturave shtetërore.
"Në disa raste, emërimet në struktura të rëndësishme të sigurisë nuk janë bazuar vetëm në meritë profesionale, por janë ndikuar edhe nga interesa politike dhe rrjete të ndryshme ndikimi."-tha Çollaku.
Sipas tij, kjo ka krijuar probleme në funksionimin normal të institucioneve që kanë për detyrë zbatimin e ligjit dhe kontrollin e rendit publik.
Ai tha se një pjesë e këtyre problemeve reflektohen edhe në sistemin e burgjeve, ku janë raportuar raste të mungesës së kontrollit dhe shkeljeve të rregullave të brendshme.
"Kur institucionet nuk funksionojnë me standarde të njëjta kontrolli, krijohen hapësira që dëmtojnë besimin publik dhe rregullin brenda sistemit."-u shpreh ai.
Gazetari u ndal te nevoja për forcim të kontrollit institucional dhe ndarje më të qartë mes politikës dhe strukturave të zbatimit të ligjit.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA E BETIT" NË ORA NEWS:

