"Për 5 muaj bëmë atë që s’u bë në 36 vite në politikë"/ Salianji: Është fillimi i fundit të sistemit të vjetër!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2026, 18:55
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku i kushton vëmendje lëvizjes së tij politike gjatë pesë muajve të fundit.
Në një video të publikuar, ai thotë se kjo periudhë ka sjellë më shumë ndryshim dhe lëvizje brenda opozitës sesa vitet e gjata më parë, duke iu referuar periudhës 36-vjeçare të tranzicionit politik.
Salianji shpreh mirënjohje për mbështetësit e tij dhe demokratët që janë bërë pjesë e kësaj nisme, me qëllim ndryshimin e Partisë Demokratike dhe reformimin e sistemit politik.
Ai e përshkruan këtë lëvizje si një proces që ka sjellë gjallërim dhe shpresë brenda opozitës, duke e konsideruar një fillim të ri politik dhe një sfidë ndaj strukturave ekzistuese.
