Irani hedh përgjegjësinë mbi SHBA-në për incidentet në rafineritë e naftës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2026, 22:19

Irani ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për përgjegjësi politike lidhur me sulmet ndaj rafinerive të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas televizionit shtetëror iranian IRIB, një zyrtar i lartë ushtarak ka lidhur incidentin me zjarrin që shpërtheu në objektin e Fujairah, duke e cilësuar atë si pasojë të veprimeve të ushtrisë amerikane në rajon.
Zyrtari ka thënë se Irani nuk ka pasur plan për të goditur rafineritë e naftës dhe se ngjarja lidhet me, siç e ka quajtur ai, ndërhyrje të ushtrisë amerikane në krijimin e korridoreve të lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.
Ai shton se përgjegjësia për incidentin duhet të mbajë Shtetet e Bashkuara.
