Ndjekje si në filma në Zvicër/ Iu gjetën 54 gram k*kainë, arrestohet shqiptari 24-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2026, 17:10
Një operacion i përbashkët antidrogë është zhvilluar në rajonin e Ticino nga autoritetet zvicerane dhe italiane.
Gjatë aksionit është arrestuar një shtetas shqiptar 24-vjeçar, i cili u ndalua në zonën e Capolagos ndërsa po udhëtonte me makinë në autostradën A2 në drejtim të veriut.
Në operacion morën pjesë shërbimet antidrogë të policive lokale të Lugano, Mendrisio dhe Chiasso, nën koordinimin e Policisë Kantonale.
Gjatë kontrollit të automjetit nga Zyra Federale e Doganave dhe Sigurisë Kufitare, u gjetën rreth 54 gram kokainë.
I arrestuari po hetohet për shkelje të ligjit zviceran për narkotikët dhe ligjit për të huajt, sipas mediave lokale.

