DETAJE NGA AKSIDENTI NË LEIPZIG/ Makina u fut në turmë, dy viktima dhe disa të plagosur. Arrestohet AUTORI

DETAJE NGA AKSIDENTI NË LEIPZIG/ Makina u fut në turmë, dy
Në qytetin gjerman të Leipzigut, një ngjarje e rëndë ka ndodhur kur një makinë është futur me shpejtësi në një zonë për këmbësorë dhe ka përplasur një turmë njerëzish.

Sipas autoriteteve lokale, dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa disa të tjerë janë plagosur, mes tyre të paktën dy në gjendje të rëndë.

Shërbimet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë dhe të lënduarit janë dërguar në spital.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Grimmaische Strasse, një zonë e frekuentuar pranë qendrës së qytetit. Dëshmitarë dhe raportime nga mediat gjermane bëjnë me dije se automjeti, një SUV, ka kaluar me shpejtësi në zonën e këmbësorëve përpara përplasjes.

Policia ka ndaluar shoferin pak pas incidentit, pasi ai tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes. Ai ndodhet në arrest dhe po hetohet për përfshirjen në ngjarje.

Autoritetet thonë se situata është nën kontroll dhe nuk ka më rrezik për qytetarët, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.