SHPËRTHIM NË BORD/ Anije e Koresë së Jugut përfshihet nga flakët në Ngushticën e Hormuzit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2026, 17:00
Një anije tregtare e Koresë së Jugut është përfshirë nga flakët në Ngushtica e Hormuzit, pas një shpërthimi që ka ndodhur në bord.
Sipas Ministrisë së Jashtme të Koresë së Jugut, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40 me kohën e Seulit, ndërsa anija ndodhej pranë ujërave të Emiratet e Bashkuara Arabe.
Autoritetet koreane dyshojnë se mund të bëhet fjalë për një sulm, por ende nuk ka konfirmim zyrtar për shkakun e shpërthimit.
Sipas njoftimeve, në anije ka pasur zjarr pas incidentit, por deri tani nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes në një nga zonat më të ndjeshme të transportit detar në botë.

